Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Cairns, e cila është edhe një nga nënshkrueset e letrës së dërguar nga deputetët e disa vendeve në BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe, ka kritikuar zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stano, transmeton InLajmi.
Ajo kritikoi Stanon për deklaratën e tij se “Kosova nuk sillet në mënyrë evropiane”.
“Zëdhënësi i Giuseppe Borelli tregon mungesë të plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën”. Të thuash se Kosova ka një ‘paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane’ është një keqinterpretim i madh, dhe më pas të mos përmendësh veprimet e Serbisë “, u shpreh Cairns ndërsa ka renditur lëvizjet e Beogradit, për të cilat ajo beson se kërkojnë një reagim nga Bashkimi Evropian./InLajmi/