Policia e Kosovës sot në afërsi të një shtëpie të braktisur në fshatin Rudine të Zveçanit ka hasur në 2 qese me municion të dyshuar, me sasi prej mbi 1.200 fishekësh, përcjell InLajmi.
Në njoftim thuhet se në vendngjarje kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve dhe Forenzikës nga Mitrovica e Veriut, e cila ka bërë ekzaminim e vendit të ngjarjes, si dhe konfisikimin e municionit të dyshuar.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent me urdhër të të cilit rasti i kalohet njësive përkatëse policore nga DRP Mitrovicë Veri për procedurat e mëtejme hetimore”
“Policia e Kosovës do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në luftimin, hetimin dhe identifikimin e kryesve të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim”, /InLajmi/