Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, Policia e Kosovës po vazhdon me planin operativ “Goditja”, përcjell InLajmi.
Ku si rezultat i angazhimeve të shtuara policore në teren nga data 8 gusht 2023 janë realizuar 303 patrulla policore, janë konfiskuar 7 armë zjarri, 12 armë të ftofta, ,janë arrestuar 9 persona, 2.143 persona janë legjitimuar.
Tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se angazhimet policore që burojnë nga plani operativ “Goditja” vazhdojnë të mbeten prioritet i ditëve ne vijim.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Po vazhdon së realizuari plani operativ Goditja
Mitrovicë, 14 gusht 2023
Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, po vazhdon së realizuari plani operativ “Goditja”.
Si rezultat i angazhimeve të shtuara policore në teren, nga data 8 gusht 2023, janë realizuar:
– 303-patrulla policore
– 238- pika kontrolli të automjeteve
– 1.397- vetura te kontrolluara
– 2.143 -persona të legjitimuar
– 66- pika kontrolli me radar
– 12- pika me alkooltest
– 08- lokale të kontrolluara
– 07 -armë zjarri të konfiskuara
– 12- armë të ftohta (thika)
– 09- persona të arrestuar
Angazhimet policore që burojnë nga plani operativ “Goditja” vazhdojnë të mbeten prioritet i ditëve ne vijim./InLajmi/