Një aksident ka ndodhur në minierën e Bulqizës.
Shkak dyshohet se është shpërthimi i gazit, ndërsa ngjarja ndodhi në nivelin e 17 të minierës.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 minatorët Rrahim Karaj, Asllan Çakalli dhe Trifon Snalla.
Sipas burimeve minatorët kanë pësuar djegie të rënda të gradës së 3. Ata janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar, shkruan EO
Fillimisht punëtorët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë, ku nga pamjet shihen familjarët e shqetësuar.