Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka takuar Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Mehmet Kemal Bozay dhe delegacionin e tij, ku biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se qëndrimet e PDK-së për zhvillimet politike në vend, janë për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike.

Tutje ai tha se ka falënderuar zëvendësministrin Bozay për vizitën dhe interesimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të shtetit tonë mik, Turqisë, për të ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetformimit.
Kreu i PDK-së shtoi se thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë në fusha të ndryshme është në funksion të miqësisë mes vendeve tona dhe fuqizimit të shtetit
Postimi i plotë i tij:
Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kisha kënaqësinë të mirëpres sot Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Mehmet Kemal Bozay dhe delegacionin e tij.
Mysafirët i njoftova me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe rrugën më të mirë përpara për vendin, drejt integrimit euro-atlantik e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike.
Zëvendësministrin Bozay e falënderova për vizitën, interesimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të shtetit tonë mik, Turqisë, për të ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetformimit. Thellimi i bashkëpunimit mes 2 vende tona në fusha të ndryshme është në funksion të miqësisë mes vendeve tona dhe fuqizimit të shtetit tonë./InLajmi/





















