• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 31 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Berisha reagon pas debateve dhe kritikave ndaj vizitës së Kurtit në Maqedoninë e Veriut

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
14 August 2023
në KRYESORE
0 0
0
Berisha reagon pas debateve dhe kritikave ndaj vizitës së Kurtit në Maqedoninë e Veriut
0
SHPERNDARJE
50
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas debateve dhe kritikave ndaj vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.

Berisha u shpreh i lënduar ndaj deklaratave të presidentit maqedonas Stevo Pendarovski për emërtimin e një rruge në Çair me emrin Adem Demaçi.

Pendarovski e cilësoi tubimin në Tetovë si “një ikonografi provokuese nacionaliste me ide shoviniste që ndez urrejtjen etnike”. Panderovski shkoi aq larg ndërsa theksoi se në këtë mënyrë “sulmohen parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit dhe të Maqedonisë si një shtet shumëetnik” dhe kërkoi ndëshkimin e organizatorëve të tubimeve në Tetovë dhe në Çair.

Sipas Berishës reagimi i Pendarovskit është i nxituar dhe lëndues për çdo qytetar liridashës të rajonit tonë.

“Ajo që më lëndoi në këtë histori është reagimi i kryetarit të shtetit të Maqedonisë së Veriut ndaj emërimit të një rruge në Çaire me emrin e Adem Demaçit, Mandelës të Europës, tribunit të lirisë, lauratit të Çmimit Saharov të Parlamentit Europian. Adem Demaçi me qëndresën e tij epike 28 vjeçare në burgjet dhe kampet e Jugosllavisë komuniste, titiste është një tribun i vërtetë lirie jo vetëm për shqiptarët, por dhe për maqedonasit, malazezët, kroatët, serbët, boshnjakët e slloven dhe të gjithë qytetarët liridashës të të gjitha kombeve që përjetuan shtypjen e egër të regjimeve totalitare komuniste”, shkroi Berisha.

“Në këtë kuadër reagimi negativ i Presidentit Pendarovski ndaj këtij akti që i bënë nder Shkupit, Maqedonisë së Veriut dhe mbarë rajonit mendoj se është i nxituar dhe lëndues për çdo qytetar liridashës të rajonit tonë dhe akoma më shumë për çdo shqiptar që e konsideron Adem Demaçin një hero kombëtar, një legjendë të qëndresës për liri dhe Maqedoninë e Veriut një vend mik të bazuar në një shoqëri multietnike në të cilin heronjtë e lirisë, simbolet e ndritura të lirisë dhe dinjitetit njerëzor dhe kombëtar pavarësisht nga përkatësia etnike, nuk mund të ngjallin gjë tjetër përveç se respekt dhe admirim”, tha ia.

Berisha akuzoi edhe presidentin serb si albanofob dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë ndërhyrjet e tij që nxisin tensionet në rajon.

“Vuçiç e quajti vizitën e Kurtit si skandalin e skandaleve duke ndërhyrë kështu për të dëmtuar marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje e të pavarura. Me qëndrimin e tij paternalist ndaj vendit fqinj të pavarur e sovran, ai dëshmon se kërkon të bëjë rolin e xhandarit të rajonit nga pozita ultranacionaliste serbomadhe. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë ndërhyrje të tilla paternaliste të presidentit të serbomadhisë që kanë si qëllim rritjen e tensioneve dhe keqësimin e marrëdhënieve midis fqinjëve në rajon”.

Po kështu ai akuzoi edhe kryeministrin Rama si përçarës në rajon me nismën Ballkani i Hapur dhe përplasjet me forcat politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Reagimi i Sali Berishës në Facebook

2 fjalë për vizitën e kryeministrit Kurti në Maqedoninë e Veriut

Fobia ndaj emrit të të pavdekshmit të Adem Demaçit është lënduese jo vetëm për shqiptarët.

Deklarata e albanofobit të pakorrigjueshëm Vuçiç është e dënueshme.

Të dashur miq, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vizitoi në fundjavë me ftesë të qeveritarëve vendor, komunat e Tetovës dhe Çairit në Shkup në Maqedonine e Veriut. Në Tetovë z. Kurti u zotua solemnisht para qeveritarëve vendor, por edhe mijëra e mijëra qytetarëve për ndërtimin e Tunelit të Sharrit dhe autostradës që lidh Tetovën me Prizrenin, një projkt ky jashtëzakonisht i rëndësishëm për Tetovën dhe Maqedoninë Perëndimore, mbasi jo vetëm afron shumë dy qytetet Prizren e Tetovë, por dhe shkurton me 2-3 herë distancën Tetovë-Prishtinë dhe Tetovë -Tiranë, uroj që ky projekt të realizohet sa më parë. Kurse në Komunën Çaire në Shkup, z. Kurti mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga qeveria vendore për emërtimin e një rruge në atë komunë me emrin e Adem Demaçit, gjë për të cilën i përgezojë autoritetet vendore.

Vizita jo formale në Maqedoninë e Veriut ngjalli edhe disa probleme të panevojshme protokolli dhe simbolesh të cilat për shkak të ndjeshmërive që ekzistojnë në trevat e këtij rajoni duhet shmangur. Por unë nuk dua të futem në polemikën që ka shoqëruar vizitën jo formale të z. Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, në komunat e Tetovës dhe Çairit në Shkup as edhe në interpretimet dhe pretendimet e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve zyrtare lokale dhe qëndrore të vendit.

Por e konsideroj të rëndësishëm për rolin pozitiv të faktorit shqiptar, mbajtjen e raporteve të hapura pavarësisht nga preferencat dhe orientimet partiake me të gjitha forcat politike shqiptare në rajon dhe evitimin e thellimit të një procesi përçarës që Edi Rama, sapo erdhi në pushtet e nisi me forcat politike në Kosovë dhe e vazhdoi më pas edhe në Maqedoninë e Veriut. Përplasjet protokollare të padobishme të kësaj vizite me autoritet zyrtare maqedonase kanë zanafillë rrjeshtimin antihistorik të Shkupit dhe Tiranës zyrtare në një aleance trilaterale me Beogradin në projektin serborus të Ballkanit të Hapur me të cilin Kurti nuk u pajtua dhe ka meritën e padiskutueshme të kundërshtimit të tij dhe mbështetjes në vend të tij të procesit të Berlinit.

Mendoj se vazhdimi i mbështetjes së Ballkanit të Hapur është vazhdim i përçarjes së mëtejshme që solli projekti serbo-rus i Ballkanit të Hapur dhe duhet konsideruar seriozisht nga autoritet e Maqedonisë së Veriut, mbasi viktimat më kryesore të serbomadhisë në rajon do të ishin shqiptarët dhe maqedonasit.

Mirëpo ajo që më lëndoi në këtë histori është reagimi i kryetarit të shtetit të Maqedonisë së Veriut ndaj emërimit të një rruge në Çaire me emrin e Adem Demaçit, Mandelës të Europës, tribunit të lirisë, lauratit të Çmimit Saharov të Parlamentit Europian. Adem Demaçi me qëndresën e tij epike 28 vjeçare në burgjet dhe kampet e Jugosllavisë komuniste, titiste është një tribun i vërtetë lirie jo vetëm për shqiptarët, por dhe për maqedonasit, malazezët, kroatët, serbët, boshnjakët e slloven dhe të gjithë qytetarët liridashës të të gjitha kombeve që përjetuan shtypjen e egër të regjimeve totalitare komuniste.

Në këtë kuadër reagimi negativ i Presidentit Pendarovski ndaj këtij akti që i bënë nder Shkupit, Maqedonisë së Veriut dhe mbarë rajonit mendoj se është i nxituar dhe lëndues për çdo qytetar liridashës të rajonit tonë dhe akoma më shumë për çdo shqiptar që e konsideron Adem Demaçin një hero kombëtar, një legjendë të qëndresës për liri dhe Maqedoninë e Veriut një vend mik të bazuar në një shoqëri multietnike në të cilin heronjtë e lirisë, simbolet e ndritura të lirisë dhe dinjitetit njerëzor dhe kombëtar pavarësisht nga përkatësia etnike, nuk mund të ngjallin gjë tjetër përveç se respekt dhe admirim.

Përveç këtyre, unë dënoj me forcë reagimin e albanofobit të pakorrigjueshëm, serbomadhit Aleksandër Vuçiç ndaj vizitës të z. Kurtit në Maqedoninë e Veriut. Presidenti i Serbomadhisë, Vuçiç e quajti vizitën e Kurtit si skandalin e skandaleve duke ndërhyrë kështu për të dëmtuar marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje e të pavarura. Me qëndrimin e tij paternalist ndaj vendit fqinj të pavarur e sovran, ai dëshmon se kërkon të bëjë rolin e xhandarit të rajonit nga pozita ultranacionaliste serbomadhe, shkruan Telegrafi.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë ndërhyrje të tilla paternaliste të presidentit të serbomadhisë që kanë si qëllim rritjen e tensioneve dhe keqësimin e marrëdhënieve midis fqinjëve në rajon. Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë 2 vende mike fqinje të lidhura pazgjidhshmërisht me mijëra ura dhe fije. Ato kanë çdo instrument dhe mundësi të zgjidhin çdo keqkuptim apo kundërshti vetë me dialog dhe pa rolin, as dhe ndërhyrjen keqdashëse të Putinit të vogël në Beograd apo argatit të tij në Tiranë.

 

Tags: Albin KurtiMaqedonia e VeriutSali Berisha
Postimi i mëparshëm

Krasniqi takon zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Postimi tjetër

Policia e Kosovës po vazhdon së realizuari plani operativ “Goditja”

Të ngjajshme Postime

Kurti thotë se paga e 13’të punëtorëve të administratës do t’u jepet me vendim të qeverisë së re në vitin e ardhshëm
KRYESORE

Kurti thotë se paga e 13’të punëtorëve të administratës do t’u jepet me vendim të qeverisë së re në vitin e ardhshëm

31 December 2025
Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit
KRYESORE

Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit

31 December 2025
Osmani viziton fëmijët në hemato-onkologji: Në prag të Vitit të Ri, ata na kujtuan se shpresa nuk shuhet kurrë
KRYESORE

Osmani viziton fëmijët në hemato-onkologji: Në prag të Vitit të Ri, ata na kujtuan se shpresa nuk shuhet kurrë

31 December 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut
KRYESORE

Rasti tragjik i vdekjes së dy personave në një vilë në Pejë, prokuroria: Janë identifikuar dëshmitarë e siguruar prova

30 December 2025
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr
KRYESORE

Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr

30 December 2025
Homazhe në Prekaz për Ditën e Veteranit, Gucati: Sot nuk ndihemi edhe aq të lirë
KRYESORE

Homazhe në Prekaz për Ditën e Veteranit, Gucati: Sot nuk ndihemi edhe aq të lirë

30 December 2025
Postimi tjetër
Policia e Kosovës po vazhdon së realizuari plani operativ “Goditja”

Policia e Kosovës po vazhdon së realizuari plani operativ “Goditja”

Lajmet e fundit

KESCO siguron furnizim me energji elektrike edhe gjatë festave të fundvitit, por apelon për kursim

KESCO siguron furnizim me energji elektrike edhe gjatë festave të fundvitit, por apelon për kursim

31 December 2025
Viti i Ri arrin në Australi mes dhimbjesh për 15 viktimat e Bondit

Viti i Ri arrin në Australi mes dhimbjesh për 15 viktimat e Bondit

31 December 2025
Kosova, më së largu ekonomisë së BE-së në rajon

Kosova, më së largu ekonomisë së BE-së në rajon

31 December 2025
Kurti thotë se paga e 13’të punëtorëve të administratës do t’u jepet me vendim të qeverisë së re në vitin e ardhshëm

Kurti thotë se paga e 13’të punëtorëve të administratës do t’u jepet me vendim të qeverisë së re në vitin e ardhshëm

31 December 2025
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull

Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull

31 December 2025
U gjobit për fushatë në Ministri, Aeroport, QKUK, Urën e Mitrovicës – Supremja ia refuzon ankesën VV-së

U gjobit për fushatë në Ministri, Aeroport, QKUK, Urën e Mitrovicës – Supremja ia refuzon ankesën VV-së

31 December 2025
Në prag të vitit 2026, Begaj mesazh urimi për të gjithë shqiptarët

Në prag të vitit 2026, Begaj mesazh urimi për të gjithë shqiptarët

31 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu