Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock anuloi udhëtimin e saj në Australi, për shkak të një avarie në avionin me të cilin duhej të udhëtonte atje, transmeton InLajmi.
Siç raporton Bild, avioni me të cilin Berbock po udhëtonte nga Gjermania në Australi ndaloi në Abu Dhabi për t’u furnizuar me karburant, por vetëm 3 minuta pasi u ngrit përsëri, u zbulua një “dështim mekanik” dhe avioni u ul përsëri në pistën e aeroportit.
Kreu i diplomacisë gjermane duhej të vizitonte Zelandën e Re dhe Fixhin pas Australisë.
“Për shkak të një problemi mekanik na është dashur të kthehemi në Abu Dhabi, për arsye sigurie. Momentalisht janë duke u shqyrtuar opsione të tjera për vazhdimin e udhëtimit”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, shkruannovars.
“Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në 35 vitet e karrierës sime profesionale, vetëm në një simulator”, tha kapiteni i fluturimit. /Inlajmi/