Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka bërë të ditur se një tjetër kontingjent i Shqipërisë i është bashkuar misionit të KFOR-it në Kosovë, përcjell InLajmi.
Sipas tij kjo e tregon qartë vendosmërinë e Shqipërisë për të mbrojtur paqen në rajon.
Peleshi tha se duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale.
Postimi i plotë i tij:
Një tjetër kontigjent, i bashkohet misionit të KFOR, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë. Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon.
Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale. /InLajmi/