2 gusht 1914 – Gjatë Luftë së 1-rë Botërore Anglia i shpalli luftë Austro-Hungarisë.
12 gusht 1954 – Filloi tërheqja e trupave të Kombeve të Bashkuara nga Koreja.
12 gusht 1960 – Lancohet në hapësirë sateliti i parë amerikan, “Echo-1”.
12 gusht 1964 – Afrika e Jugut diskualifikohet nga Lojërat Olimpike për shkak të politikave raciste.
12 gusht 1964 – Vdes shkrimtari anglez, Ajan (Ian) Fleming, i cili i prezantoi botës personazhin e Xhejms (James) Bond-it.
12 gusht 1964 – Turqia pas thirrjes së bërë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërpreu fluturimet e avionëve reaktorë luftarakë mbi Qipron. Këshilli vendosi që Forcat Paqeruajtëse të OKB-së të formojnë një zonë tampon mes dy komuniteteve të ishullit.
12 gusht 1985 – Rrëzohet në malin Ogura avioni i pasagjerëve i nisur nga kryeqyteti Tokio i Japonisë që fluturonte për në qytetin Osaka. Në këtë aksident ajror humbën jetën 520 nga 524 persona që ndodheshin në bordin e avionit.
12 gusht 1990 – Pas pushtimit të Kuvajtit nga ana e Irakut, Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë autorizoi qeverinë të përdorë forcat e armatosura dhe në qoftë se është e nevojshme edhe t’i shpallë luftë.
12 gusht 2000 – Në Detin Barents fundoset nëndetësja ruse “Kursk”. Në këtë ngjarje humbën jetën 112 personel të ekuipazhit të nëndetëses.