Bashkëpunimet akoma nuk kanë të ndalur për këtë verë kësaj radhe nga Xhensila Myrtezaj dhe Varrosi së fundmi kanë prezantuar projektin e ri muzikor të quajtur “Pina Pina”, përcjell InLajmi.
Dyshja e famshme këngën e kanë sjell të kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale, ku artistja ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip, me një stil më ndryshe.
Teksti i këngës është shkruar nga vet artistët me masterizim nga GKG Mastering, ndërsa miksimi u realiuza nga SOS me producim nga Engliversal.
Për videon vlen të ceket se u përkujdes produksioni, “Fullmoon Production”.
Ky projekt tashmë ndodhet në të gjitha platformat muzikore, përfshirë edhe kanalin YouTube.

Kujtojmë që të 2 artistët janë shumë aktiv si në projekte muzikore ashtu edhe në koncerte. /InLajmi/