Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ua dëshiron të mirën serbëve në afat të gjatë, ndërsa peticioni për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri është ligjërisht i vetmi propozim korrekt, por më së miri për qytetarët është që kryetarët të japin dorëheqje.
Rashiq tha se zgjedhjet e reja hapin mundësi për opsione të reja politike në veri të Kosovës.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, vlerëson se Qeveria është stabile dhe se i kupton lëvizjet e kryeministrit Albin Kurti sa i përket çështjes së Veriut dhe marrëdhënieve me Perëndimin, sepse mbron interesat e Kosovës.
“Unë e di që kryeministri po përpiqet të bëjë gjëra të mira dhe sinqerisht besoj se ai ua mendon të mirën serbëve me strategji afatgjate”, shtoi Rashiq.
Kurti është dikush që i përmbahet shkronjës së ligjit dhe propozimi i një peticioni nga qytetarët në veri, me të cilin do të kërkohej dorëheqja e kryetarëve, është i vetmi i saktë, sipas Rashiqit.
“Nëse po kërkoni një mënyrë për të hapur hapësirën për zgjedhje të reja sipas ligjit aktual, kjo është mënyra e vetme në këtë rast”, tha Rashiq për RTK
Megjithatë, ai pretendon se dorëheqjet do të kishin një efekt proaktiv për qytetarët.