Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci këtë të premtë ka takuar atasheun e mbrojtjes të Republikës së Turqisë, kolonel Çağdaş Akif Kahraman, i cili e uroi ministrin Maqedonci në detyrën e tij të re, përcjell InLajmi.
Maqedonci tha se Turqia është njëri ndër shtetet aleate të Republikës së Kosovës dhe e siguroi se ky bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdojë.
Tutje Ministri i Mbrojtjes u shpreh duke thënë se ky bashkëpunim do të vazhdojë për të përmbushur planin bilateral dhe synimin e ministrisë në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partneritetit ndërmjet të dyja shteteve.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës:
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim atasheun e mbrojtjes të Republikës së Turqisë, kolonel Çağdaş Akif Kahraman, i cili e uroi ministrin Maqedonci në detyrën e tij të re.

Me këtë rast, ministri Maqedonci theksoi se Turqia është njëri ndër shtetet aleate të Republikës së Kosovës dhe e siguroi se ky bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdojë për të përmbushur planin bilateral dhe synimin e Ministrisë së Mbrojtjes në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partneritetit ndërmjet të 2-ja shteteve. /InLajmi/