Neuropsikiatri, Sami Rexhepi tha se si pasojë e luftës dhe e pandemisë është rritur ankthi dhe për rrjedhojë edhe mundësia për konflikte është më e madhe shkak i uljes së pragut të durimit.
Ai thotë se plagët e luftës ende janë të freskëta dhe se pandemia pa shkaktuar izolim total dhe se tash po ballafaqohemi me pasojat të posttraumës. Rexhepi theksoi se ndonëse të rinjtë janë gjeneratë e pasluftës, janë rritur me traumat që ka lënë si pasojë kjo e fundit.
Por sipas tij, si shoqëri, e poashtu mediumet është mirë të krijojnë një platformë debati ku fokus të jetë ofrimi i asaj se çka popullata ka nevojë e jo se çka profesionistët duan të ofrojnë.
“Po flasim për një shoqëri e cila i ka ende plagët e freskëta të një lufte shumë të dhunshme, me pasoja shumë të mëdha. Po flasim për një shoqëri e cila sa ka dal prej një pandemie e cila ka shkaktuar një izolim të plotë dhe jemi duke u ballafaquar me pasojat të posttraumës”.
“Një pjesë e madhe e të rinjve janë gjeneratë e pasluftës, mirëpo pasojat e luftës dhe të traumës janë ende në familje, dhe janë rritur këta fëmijë me këto pasoja. E dyta; jemi duke folur për një periudhë kohore kur shumë prej bashkatdhetarëve tanë kthehen në shtëpi, por ata të rinj të cilët janë të rritur me një vend tjetër, me një kulturë tjetër, të cilëve u kanë thënë se tradita dhe kultura jonë është e prapambetur dhe të cilët duan të ikin nga ky sistem i prapambetur, por ata ende nuk e kanë marrë një kulturë apo traditë të një vendi tjetër, dhe çka ndodhë është se është larguar një sistem i vlerave i cili nuk është i mirë dhe i përshtatshëm, nuk është marrë tjetri dhe defacto ne kemi mbetur pa sistem të vlerave”, ka thënë ai
Rexhepi përmendi edhe ardhjen e mërgimtarëve duke theksuar vrasjen e argjentinases, të cilën dyshohet se e hodhi nga kati i 6 , i dashuri i saj nga Drenasi, e i cili jeton në Zvicër.
Ai tha se tek bashkatdhetarët tanë ka dyzim të kulturave ku nganjëherë mospërshtatshmëria apo konflikti midis kulturave i lë pa ndonjë sistem vlerash fare, shkruan EO
“Apo t’i marrim të rinjtë të cilët janë këtu;