Kryeministri Edi Rama feston vitin me shifra rekord të turizmit në Shqipëri kështu nis shkrimin gazeta italiane La Stampa e cila ka intervistuar kreun e qeverisë.
Ndërsa kryeministri Rama po pushon vetëm për pak ditë në shtëpinë e tij të pushimit në Dhërmi, aeroporti i kryeqytetit shqiptar nuk fle kurrë, shkruan La Stampa. 200 fluturime zbarkohen brenda ditës, pa llogaritur transportin tokësor apo detar.
Të gjithë janë të çmendur për bregdetin më të udhëtuar të verës 2023, vijon gazeta. Nga Shkodra, në Adriatik, në Sarandë dhe ishujt e Ksamilit në Jon, çmimet e ulëta të shtëpive përqafojnë resortet dhe makinat e shtrenjta që drejtohen nga shqiptarë shumë të rinj që banojnë në jashtë vendit.
La Stampa-s i ka bërë përshtypje postimi i Ramës dje me mbishkrimin “Prisni, s’keni parë gjë akoma”, me një meme vetëpërçmuese thotë gazeta. Vlora e 1991 plot njerëz të dëshpëruar drejt Italisë dhe një fotomontazh me të njëjtat skena, por këtë herë ata që largohen nga anija janë pushuesit italianë, shkruan TCH
“Po, ne jemi pak si Italia e viteve 1950. Pas tridhjetë vjetësh, ne kemi hequr stigmën e emigrantit dhe kaq. Por Shqipëria po përpiqet të mësojë nga gabimet tuaja”, u shpreh Rama.