Shqetësim e pasiguri kanë krijuar tek kosovarët vrasjet që ndodhën vetëm brenda një javë në në Prishtinë, Klinë e Skenderaj.
Kështu po vlerëson njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, i cili të enjten dha një intervistë
“Ne jemi vend i vogël, dhe realisht cdo rast i rëndë sidomos i vrasjeve prej armëve të zjarrit, si në rastin “Bon Vivant”, tash edhe në Skenderaj, por edhe rastet e mëhershme, ngrijnë shqetësim edhe pasiguri. U bë shkak të asaj se po kemi shumë qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët mbajnë me vete armë zjarri, dhe ata nuk hezitojnë fare të hyjnë nëpër lokale”, deklaroi ai për Front Online.
Për t’i parandaluar këto raste, Ibishi thotë se policia e Kosovës duhet të shpeshtojë kontrollet.
“Mendoj që në këtë rast duhet të ngrisim në aspektin e vetëdijësimit qytetarët, por njëkohësisht edhe vetë organet e sigurisë, në këtë rast policia e Kosovës, duhet të ndërmarrë masa të duhura, me qëllim që të shtojë kontrollin edhe të automjeteve edhe të personave, dhe njëkohësisht edhe në pjesë të qytetit ku janë lokalet”, tha ai