Një i vrarë e 3 të plagosur është bilanci i incidentit me armë zjarri, që ndodhi mesnatën e së mërkurë në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt.
3 nga të plagosurit janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, derisa njëri po merr trajtim në Mjekësinë Intensive.
Lidhur me gjendjen e këtij të fundit ka folur për Front Online, Shaqir Uka, shefi i këtij reparti.
Ai tha se të plagosurit që po merr trajtim në MIQ, është dashur t’i amputohet këmba.
“Intervenimi është kryer në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë në gjendje më të rëndë nga arma e zjarrit në regjionin e nëngjurit, në këmbën e djathtë. Ka qenë lëndim shumë i madh i kockave, i muskujve, i enëve të gjakut. Dhe kjo ka qenë arsyetimi për inetrvenim kirugjik. Në ekzaminimin që është bërë dhe gjatë intervenimit kirugjik është parë që pjesa e nëngjurin të këmbës të djathtë, është dashur të amputohet si shkak i dëmtimeve të paripaurueshme”, tha ai.