Shkencëtarët kanë një përgjigje për të gjithë personat që vazhdimisht kërcasin gishtat dhe që shumë e konsiderojnë si një veprim të dëmshëm.
Ajo që ndodh në të vërtetë kur ju kërcisni gishtat është përthyerja e vendit ku dy kockat e gishtave bashkohen, të cilat janë të mbështjella nga një kapsulë e përbashkët e mbushur me lëng.
Në momentin e kërcitjes hapësira mes kockave zgjerohet dhe lëngu i përbashkët bëhet i pamjaftueshëm për të mbushur boshllëkun. Presioni brenda bie dhe shfaqet një flluskë e mbushur me gaz. Tingulli që ne dëgjojmë është plasja e kësaj flluske. Në bazë të një testi të realizuar nga studiuesit personat që kërcasin gishtat nuk vuajnë nga enjtja e duarve dhe artriti.
Nëse deri më tani keni menduar se vesi i të kërciturit të gishtërinjve është në dëm të shëndetit tuaj, në bazë të këtij studimi vërtetohet se jeni gabuar, shkruan ABC Neës
Megjithatë duhet të dini se ky veprim juaji është shenjë e nervozizmit të shpeshtë.