Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, gjatë një konference për media ka thënë se ”Kosova nuk ka pasur sjellje evropiane”, duke iu referuar situatës zvarritjes së shtrensionimit të situatës në veri.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.
Muja tha se respektimi i ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe sovranitetit, nuk qenka sjellje evropiane e si e tillë qenka ndëshkuar nga BE
“Më lejoni të listoj një varg sjelljesh “evropiane” të Serbisë, të cilat kanë kaluar pa ndëshkim nga ana e BE-së”, ka thënë ai, shkruan Telegrafi
Më tej ka bërë një kronologji të situatës duke listuar siç thotë ai “sjelljet e BE-së ndaj Serbisë që mbaruan pa ndëshkim”, duke i reaguar në këtë mënyrë BE-së.