Ballkani ka shënuar fitore të madhe si vendas i Lincoln Red Imps.
Djemtë e Dajës triumfuan pastër 2-0, me golat e Korenicës dhe Trashit,
Korenica hapi serinë, duke zhbllokuar shifrat në minutën e 59′, para se 3 minuta më vonë, Trashi të gjejë rrugën e golit, mbase edhe më të bukur të javës në Conference League.
Ndeshja e kthimit luhet një javë më parë, kurse ajo që është e rëndësishme, portokallezinjtë gëzojnë kapital të mjaftueshëm, shkruan lajmi.net
Kujtojmë se në rast kualifikimi, Ballkani luan në Play-Off me humbësin e meçit Sherrif Tiraspol – Bate Borisov.