Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të mbajtur ka miratuar një projekt-udhëzimit administrativ për masat e duhura parandaluese e mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe hapësirat e tjera të ngjashme, raporton InLajmi
Me këtë rast kryeministri Albin Kurti tha se kjo buron nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve për të mirën e fëmijëve dhe se ai synohet të realizohet përmes policisë, shërbimeve sociale, prindërve e kujdestarëve.
“Ky projekt-udhëzim administrativ buron nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe është hartuar në frymën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve nga pjesëmarrja në klubet e natës dhe hapësirat e tjera të ngjashme dhe se do të mund të cenojnë jetën, dinjitetin, mirëqenien dhe interesin më të mirë të fëmijëve”.
Sipas kryeministrit Kurti ky projekt ka përqëllim që të mnbrohen fëmijet.
“Po e bëjmë këtë projekt-udhëzim administrativ dhe kjo synohet të arrihet përmes krijimit të mekanizmave dhe ndarjes së përgjegjësive e obligimeve ndërmjet policisë, shërbimeve sociale, si dhe autoriteteve publike e prindërve, kujdestarëve, pronarëve të bizneseve e personave përgjegjës si palë të 3 me ndikim në situata të cilat rregullohen nga ky projekt-udhëzim”.