Asnjë shtetas i Kosovës që është i kërkuar nga Byroja Federale e Hetimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e njohur me shkurtesën FBI, nuk gjendet brenda territorit të vendit.
Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës, përmes një përgjigje elektronike.
“Personat e kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar vendosen në sistemin e Interpolit. Aktualisht nuk ka informacione të shkëmbyera që shtetas kosovar që janë të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga SHBA-FBI gjenden në territorin e RKS-së”, kanë thënë nga Policia
Në anën tjetër, sipas policisë kosovare aktualisht janë 235 persona ndaj të cilëve autoritetet e shtetit të Kosovës kanë lëshuar urdhërarreste ndërkombëtare, shkruan Teve1
“Numri i personave në kërkim me urdhër arrest ndërkombëtar (red notice në sistemin e Interpolit) nga autoritetet kompetente të Kosovës është 235 persona. Bëhet fjalë për 235 urdhër arreste ndërkombëtare (red notice) të lëshuar nga autoritetet kompetente kosovare, ku nga ky numër ka persona me shtetësi kosovare por dhe persona me shtetësi tjera”, thuhet nga Policia.