Pamje të rënda janë regjistruar në Britani të Madhe, ku një vajzë të mitur e ka marrë përpara dallga e fortë, teksa po luante.
Sipas Daily Mail, ngjarja tronditëse ka ndodhur të enjten e kaluar, rreth orës 19:00, në portin e Ilfracombe në jug të qarkut Devon.
Një grup prej 4 fëmijësh po luanin në skelë, kur papritur një nga dallgët e forta goditi vajzën e vogël, duke e tërhequr trupin e saj në det.
Teksa vajza përpiqej në mënyrë të dëshpëruar të kthehej me not në skelë, disa kalimtarë nxituan në ndihmë të saj. Për fat të mirë, ata ia dolën, duke i hedhur një jelek shpëtimi, e ku më pas mori ndihmën mjekësore.
Drejtuesja e limanit, Georgina Carlo-Paat, tha se incidenti i tmerrshëm ishte një kujtesë e rreziqeve të aktiviteteve të tilla si zhytja dhe loja në port.