Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj për këtë fajin ia hedh kryeministri Kurti për të cilin thotë se ka vepruar me kryeneçësi.
“Po kjo është e keqja dhe z.Kurtit duhet t’i vijë turp për atë çfarë ka bërë sepse po t’i kishte pranuar këto pika që i ka pranuar sot nuk do të kish pasë sanksione ndaj Kosovës por me kryeneçësinë e tij ai ka deklaruar se nuk do t’i pranojë pikat e përcaktuara nga Brukseli për shtensionim të situatës, ndërsa tash jemi edhe me sanksione edhe i kemi pranuar pikat do të thotë jemi kthyer në pikën zero plus Kosova është e sanksionuar”, ka deklaruar Kadrijaj
Përpos sanksioneve dhe izolimit që i kanë vendosur Kosovës, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kadrijaj thotë se kryeministri Kurti ka tendenca që vendin ta rish edhe me Shqipërinë, shkruan FrontOnine
“Z. Kurti është dorëzuar në çdo situatë, është dorëzuar edhe në fundit me fillimin e implementimit të marrëveshjes për targat, e kemi ditë që do të dorëzohet prapë por që i ka shkaktuar dëme Kosovës sepse Kosova është një shtet i izoluar është një shtet i sanksionuar dhe të mos flasim i izoluar nga Bashkimi Evropian, i izoluar dhe sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe me raportet izoluese që ka tendencë kryeministri t’i bëj edhe me Shqipërinë vendin tonë fqinjë dhe me vendin tonë kombëtar edhe mos të flasim me çfarë propagandash ka ardhë z.Kurti në pushtet”, është shprehur deputetja