Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se pushteti qëllimisht nuk mblodhi deputetët për ta pamundësuar diskutimin për skandalet e fundit të Qeverisë, raporton InLajmi.
“Mënyra se si u mbyll sesioni për t’ia pamundësuar deputetëve që të deklarohen për çështje me interes në ditën e fundit të sesionit është po ashtu shkelje procedurale, demokratike dhe kushtetuese. Qëllimisht nuk i kanë mbledh deputetët për t’ia pamundësuar Kuvendit të diskutojë”, ka thënë Gashi.
Ai ka pohuar se kjo qeverisje karakterizohet nga paaftësia, nga kapja e shtetit e shkeljet kushtetuese, madje nga skandalet si ajo e vajit dhe “Zdravo”, me korrupsion masiv.
“Sot përfundoi sesioni me turp, ashtu siç filloi. Ky sesion dhe kjo qeverisje karakterizohet nga paaftësia, por jo vetëm – karakterizohet nga kapja e shtetit, shkeljet kushtetuese, nga skandalet si ajo e vajit dhe Zdravo, me korrupsion masiv”., shtoi ai.