Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl reagoi ndaj koreografisë nacionaliste të tifozëve serbë të futbollit, ‘Kur të kthehet ushtria në Kosovë’, përcjell InLajmi
Derisa ka reaguar, Mandl ka pyetur Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrelin, të dërguarin për dialog, Miroslav Lajçakun, dhe komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi, se a janë në dijeni për atë se çka ka ndodhur.
Postimi i plotë i tij:
Ju ende dëshironi të sanksiononi cilin vend? Kosovën? Josep Borrell, Oliver Varhelyi, Miroslav Lajçak. A mund ta shihni se çka po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në shtensionimin e situatës, pajtimin dhe paqen. Të gjithë. Të gjithë ne /InLajmi/