Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka sjellur këtë të premte këngën e re të quajtur “Moj dashni”, përcjell InLajmi.
Muzika dhe producimi i këngës është bërë nga BigBang në studion e RedBox Entertainment.
Videoja ndërkaq i është besuar produksionit Sekuencë, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.
E tërë kënga është realizuar në një ndërtimtari, me një sërë protagonistësh të tjerë, ku besohet që ky projekt i Imerit do të pritet mirë e do të pëlqehet nga fansat.
I njëjti momentalisht është shumë i zënë edhe me mbrëmje e koncerte brenda dhe jashtë vendit./InLajmi/