Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas deklaratave që u bënë sot nga partitë opozitare ku thonë se do të ketë zgjedhje të reja në vjeshtë.
Bajqinovci tha se zgjedhje do të ketë, por jo në vjeshtë siç thonë partitë opozitare, por do të ketë në janar të vitit 2025.
“Zgjedhje do ketë në janar të vitit 2025”, tha Bajqinovci.
Tutje Bajqinovci u uroi edhe pushime të këndshme kolegëve të tij nga opozita dhe u thotë se do të shihemi në sesionin vjeshtor të Kuvendit.
“Kolegëve të mi nga opozita u uroj pushime të këndshme verore, dhe ju them shihemi në sesionin vjeshtor të Kuvendit sepse kemi shumë punë përpara deri në përmbylljen e mandatit të plotë të kësaj legjislature”, u shpreh ai për Gazeta Blic.
Partitë opozitare paralajmëruan zgjedhje të reja në vjeshtë. Në vazhdim i gjeni deklaratat e shefeve të Grupit Parlamentar të PDK-së e LDK-së.