Një burrë dhe një grua rreth të 60-tave mbetën të vdekur pasi 2 avionë privatë u përplasën në aeroportin e Kabulturit, në veri të qytetit australian të Brisbane, transmeton InLajmi.
Përplasja ndodhi mëngjesin e sotëm kur avioni Jabiru J430 që transportonte një burrë dhe një grua po ngrihej, ndërsa një tjetër aeroplan Pajper po ulej, thane nga Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB), sipas ABC.
Piloti mashkull në avionin Pajper nuk është lënduar, ndërsa burri dhe gruaja në aeroplanin Jabiru vdiqën në vendngjarje, tha Shërbimi i Ambulancës në Queensland.
Hetimet po vazhdojnë…/InLajmi/