Ministria e Mbrojtjes e Serbisë “dënon ashpër kualifikimet e shprehura në letrën e hapur të Sindikatës Ushtarake në të cilën personat në pozitat më përgjegjëse në sistemin e mbrojtjes quhen kriminelë”, transmeton InLajmi.
Në reagimin e ministries ndër të tjera thuhet se “Autorët e Letrës së Hapur drejtuar presidentit Aleksandës Vuçiq me gjuhë shpifëse dhe të pahijshme vetëm sa po kënaqin armiqtë e popullit tonë dhe të vendit dhe po i dëmtojnë sistemin ku ata bëjnë pjesë ose dikur kanë qenë pjesë e tyre”.
Tutje thuhet në komunikatë thuhet se “pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë janë të vetëdijshëm për rolin dhe detyrimet e tyre dhe do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë profesionale dhe me besim të plotë në vendimet e udhëheqjes shtetërore dhe ushtarake, të cilat gjatë kësaj periudhe kohore kanë sjellë progres të dukshëm dhe të matshëm në të gjitha segmentet e jetës dhe punës së Forcave të Armatosura Serbe”.
Në komunikatën e ministrisë ndër të tjera thuhet se “përfaqësues individualë të Sindikatës Ushtarake po bëjnë akuza tejet dashakeqe dhe të politizuara bazuar në një nxjerrje perfide nga konteksti i fjalëve të Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “, shkruan Danas.rs.
Kujtojmë se të mërkurën sindikalistët ushtarak kanë dërguar Letër të Hapur Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndërsa ankohen për kushtet e rënda, sigurinë e mjeteve dhe logjistikës për stërvitje ushtarake, krejt kjo situate vlersuan ata është pasojë e keqmenaxhimit nga udhëheqja ministrore/InLajmi/.
