Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk është votuar për rishikimin e buxhetit të Kosovës dhe rritjen e pagave të sektorit publik përcjell InLajmi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri të ditur se diskutimet për këtë pikë të rendit të ditës kishin mbaruar në seancën e 22 qershorit, sot ishte vetëm votimi i projekt-rezolutës.
“Diskutimet për këtë pikë të rendit të ditës kishin mbaruar në seancën e 22 qershorit, sot ishte vetëm votimi i projekt-rezolutës nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”, deklaroi Konjufca
Kërkesa për këtë interpelancë me Muratin ishte bërë nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri /InLajmi/