Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi bëri të ditur se të enjten takoi bashkëshorten e Jakup Krasniqit, Sevdijen, përcjell Inlajmi
Deputetja e Kuvendit të Kosovës deklaroi se zonja Krasniqi u sfidua shumë herë në jetë por nuk u dorëzua asnjëherë.
Prandaj tha ajo, zonja Krasniqi po e përballon me krenari gjyqin që padrejtësisht po i bëhet bashkëshortit të saj.
Postimi i plotë i saj:
Ditën e fillova me z.Sevdije Krasniqi e cila u sfidua shumë herë në jetë por nuk u dorëzua asnjëherë.
Edhe sot, me krenari po e përballon gjyqin që padrejtësisht po i bëhet bashkëshortit të saj e çlirimtarit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Drejtësia do të triumfoj! /InLajmi/