Ministri Mbrojtjes Armend Mehaj me bashkëpunëtorë ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ku aktualisht po ndjekin trajnimin bazik 316 rekrutët e rinj, përcjell InLajmi
Mehaj ka deklaruar se në komandë ai është pritur nga Komandanti Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, nga i cili është njoftuar me programin e stërvitjes, kushtet dhe përkushtimin e lartë që kanë rekrutët e rinj.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:
Ministri Mbrojtjes Armend Mehaj sot ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj
Ministri Mbrojtjes Armend Mehaj sot me bashkëpunëtorë ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ku aktualisht po ndjekin trajnimin bazik 316 rekrutët e rinj.

Në KDS ministri Mehaj është pritur nga Komandanti Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, nga i cili është njoftuar me programin e stërvitjes, kushtet dhe përkushtimin e lartë që kanë rekrutët e rinj.
Me këtë rast ministri Mehaj është shprehur se: “Është nder dhe krenari teksa sheh gjenerata të reja duke u trajnuar për t’i shërbyer atdheut”. /InLajmi/