Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin për ndërtimet pa leje, me 64 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër, raporton InLajmi.
“Votimi në lexim të 2 i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ndërsa në seancën e Kuvendit me pikat e papërfunduara, nuk kanë marrë pjesë në votim deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës. /InLajmi/