• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 14 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Policët e rinjë nga komunitetet: Nuk është lehtë të punojmë në veri

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
26 July 2023
në KRYESORE
0 0
0
Policët e rinjë nga komunitetet: Nuk është lehtë të punojmë në veri
0
SHPERNDARJE
139
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

N.N. (identiteti i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë) është njëri nga 46 pjesëtarët e komunitetit serb që iu bashkuan Policisë së Kosovës, pas konkursit për plotësimin e pozitave vakante në drejtorinë për rajonin e veriut të Kosovës.

Në total, rreth 74 prej tyre nga radhët e komuniteteve joshumicë kanë filluar punën këtë javë.

“Pas përfundimit të trajnimit, ne u dislokuam në veri të Kosovës, ku nga e hëna shkoj çdo ditë me kolegët e mi”, thotë ai.

N.N. është nga një prej 6 komunave me shumicë serbe në jug të Ibrit dhe pranoi të flasë për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, sepse “nuk është e lehtë të punosh në veri”.

“Kur kam aplikuar në polici kam qenë i vetëdijshëm për rrezikun që bart, aq më tepër që është veriu, të gjithë e dimë se si është situata aktuale”, vazhdon ai.

Në veri të Kosovës janë 4 komuna me shumicë serbe Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potok ku tensionet janë rritur që nga fundi i majit pas ardhjes në pushtet të kryetarëve shqiptarë.

Kësaj, si dhe krizave të mëparshme në veri, u ka paraprirë dorëheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar, duke përfshirë edhe punonjësit e policisë. Shkak ka qenë vendimi i Qeverisë së Kosovës për heqjen nga përdorimi të targave të automjeteve, të cilat lëshohen nga autoritetet serbe për qytetet e Kosovës.

Kështu, gjatë gjithë kohës në veri kanë qenë të pranishëm kryesisht policë shqiptarë. Ndërkohë, 2 herë është shpallur konkursi për rekrutimin e policëve të rinj nga radhët e komuniteteve joshumicë në Kosovë.

Zyrtarët e Kosovës dhe diplomatët e huaj veçanërisht i inkurajuan serbët që të aplikojnë në këto konkurse.

Deri më tani, në stacionin policor për rajonin e veriut punonin katër serbë, të cilët nuk dhanë dorëheqje, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

“Tani kemi 78 policë, 50 prej të cilëve janë serbë”, tha ai.

Puna në Polici ka rëndësi për mua”

Bashkëbiseduesi i REL-it thekson se puna në Policinë e Kosovës ka shumë rëndësi për të, sidomos pas shumë vitesh kërkimi të një pune me “pagë të sigurt”.

“Kjo (punë) domethënë një lloj sigurie për mua, të paktën kur bëhet fjalë për sigurinë ekonomike” , thotë ai.

Ai shton se edhe më herët ka aplikuar për punë në Policinë e Kosovës, por edhe në institucione tjera. Megjithatë, deri më tani ai nuk ka pasur asnjë sukses.

“Kudo që kam aplikuar, nuk kam gjetur punë… Kjo punë më duhej shumë për shkak të detyrimeve familjare”, shprehet ai.

Ai shton se deri më tani nuk është përballur me presione apo kërcënime.

Sërish “shënjestrimi” i serbëve

Por, më 25 korrik, në kanalet e Telegramit filloi të qarkullojë një postim me fotografi gjoja të serbëve që iu bashkuan Policisë së Kosovës.

Në përshkrim janë publikuar emrat, për të cilët pretendohet se janë policë të rinj nga radhët e komunitetit serb, të cilët u thirrën edhe me emra pezhorativë, kurse përdoret edhe gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Kanalet në gjuhën serbe në Telegram përcjellin rregullisht ngjarjet në veri të Kosovës që nga shpërthimi i krizës dhe kjo nuk është hera e parë që dikush është në “shënjestër” apo shpërndahen dezinformata.

Tags: Mitrovica e VeriutPolicia e KosovësVeriu i Kosovës
Postimi i mëparshëm

Manastiri i 40 Shenjtorëve në Sarandë, objekt kulti unikal për stilin e ndërtimit

Postimi tjetër

Gjyqtari Visar Kastrati do ketë nderin për të drejtuar ndeshjen e rrethit të 2-të të Ligës së Konferencës

Të ngjajshme Postime

Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!
KRYESORE

Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

14 November 2025
Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë
KRYESORE

Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë

14 November 2025
Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë
KRYESORE

Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

14 November 2025
Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së, edhe Ramiz Lladrovci përfshihet në debat
KRYESORE

Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së, edhe Ramiz Lladrovci përfshihet në debat

14 November 2025
Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së
KRYESORE

Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

13 November 2025
Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore
KRYESORE

Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore

12 November 2025
Postimi tjetër
Gjyqtari Visar Kastrati do ketë nderin për të drejtuar ndeshjen e rrethit të 2-të të Ligës së Konferencës

Gjyqtari Visar Kastrati do ketë nderin për të drejtuar ndeshjen e rrethit të 2-të të Ligës së Konferencës

Lajmet e fundit

Aksidentohet autobusi në Suedi, disa persona të vdekur dhe të lënduar

Aksidentohet autobusi në Suedi, disa persona të vdekur dhe të lënduar

14 November 2025
Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

14 November 2025
Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë

Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë

14 November 2025
Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

14 November 2025
Aeroporti i Prishtinës regjistron 386 mijë pasagjerë në tetor

Aeroporti i Prishtinës regjistron 386 mijë pasagjerë në tetor

14 November 2025
Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së, edhe Ramiz Lladrovci përfshihet në debat

Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së, edhe Ramiz Lladrovci përfshihet në debat

14 November 2025
E jashtëzakonshme: Distria Krasniqi në finale të Grand Prix Zagreb 2025!

E jashtëzakonshme: Distria Krasniqi në finale të Grand Prix Zagreb 2025!

14 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu