Luizi duket se ka pushtuar tregun shqiptar, teksa po fiton shifra të majme parash.
Këngëtari nga Shkodra, ia pa hajrin daljes nga “BBVA”
Bledi Mane ka zbuluar përfitimet e tij.
Sipas Bledit i pari në listën e përfituesve më të mëdhenj është pikërisht, Luiz Ejlli.
Gazetari shqiptar u shpreh se fitimet mujore të këngëtarit nga Shkodra arrijnë deri në 100 mijë euro, shkruan lajmi.net
“Listën e kryeson Luiz Ejlli, statistikat tregojnë se ai fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, postimet në rrjetet e tij sociale, kontratat me koncertet, natyrisht projektet e tjera, filmat, ai është një biznesmen, një njeri që i kap situatat dhe di t’i kthej në të mira materiale”, ka thënë Mane