Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka përkujtuar heroin Enver Zymberi në 12 vjetorin e vrasjes së tij, ndërsa theksoi se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, policin Zymberin ishin përtej jetës së tij, përcjell InLajmi
Tutje u shpreh Hardinaj, se sakrifica e Zymberit në shërbim të vendit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues, do mbetet frymëzim ndër breza.
Postimi i plotë i tij:
12 vjet nga rënia heroike e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymeri.
Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e rendit dhe ligjit, për Enverin ishin përtej jetës së tij. Sakrifica e tij në shërbim të vendit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues, do mbetet frymëzim ndër breza.
Në ditën memoriale të punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës, nderojmë kontributin e të gjithë policëve që kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës./InLajmi/