Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, përcjell InLajmi
Pas takimit Szunyog ka treguar të ketë folur për masat që BE-ja ia ka vënë Kosovës pas mospërmbushjes së kërkesave lidhur me situatën në veri të vendit.
Ai tha se masat janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të arritur de-përshkallëzimin
Postimi i plotë i tij:
Patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri. Shpjegova se 🇪🇺masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të arritur de-përshkallëzimin, siç kërkohet nga deklarata e BE27 e 3 qershorit. /InLajmi/