Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se në seancë marrin pjesë vetëm kur të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës, raporton InLajmi
“Kjo bllokadë do të vazhdojë deri në seancën kur do të shpërbëhet Kuvendi. Ne u kemi dhënë mbështetje të gjitha ligjeve që kanë qenë jetike për qytetarët e Kosovës, marrëveshje ndërkombëtare. Ju e shihni që ka ikje masive nga Kosova, prandaj ne si GP marrim pjesë atëherë kur do të shpërbëhet Kuvendi sepse kjo mazhorancë nuk e meriton asnjë moment”, tha Tahiri.
Përderisa tha se ka kërkuar nga ai që të gjitha ftesat t’i bëjnë në bazë të Kushtetues e rregullore duke shtuar se seancën e para 2 javësh e kanë dërguar në Kushtetuese për këtë çështje.
“Kërkova që nga kryetari që seancat e ftuara të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Ju e dini që në seancën e mbajtur para 2 javësh është thirrur anti-kushtetuese dhe e kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese”, shtoi ai. /InLajmi/