Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, paraditen e së martës, në plazhin e Velipojës, ku një 20-vjeçar ka ndërruar jetë menjëherë, sapo është futur në ujë.
Policia bën të ditur se viktima është shtetasi me iniciale A. S., 20 vjeç, banues në Shkodër. Ai dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestik kardiak.
“Rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia.