Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një deklarate tha se mërgata jonë është brenda popullit dhe kombit, edhe pse është jashtë atdheut, teksa premtoi mbështetje ndaj tyre, raporton InLajmi.
Shefi i ekzekutivit, tha se një mundësi e mirë për diasporën është edhe investimi në Fondin Sovran, që me të synohet indeksimi i kompanive kosovare.
“Rikthimi juaj në atdhe simbolizon lidhjen e përjetshme. Mërgata ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha fushat dhe etapat”, tha Kurti.
Sipas kryeministrit kontributi i mërgatës ndjehet në të gjitha segmentet.
Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka vlerësuar rolin e mërgatës, duke thënë se platforma dedikuar mërgatës “Shijo Kosovën” është mundësi për mërgatën/InLajmi/