Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Luginë të Preshevës, Ardita Sinani ka alarmuar se Serbia po bën spastrim “të ftohtë etnik”, e të “heshtur administrativ”, duke i pasivizuar adresat e banorëve shqiptarë, përcjell InLajmi
Sipas saj autoritetet serbe, qëllimshëm nuk po i regjistrojnë banorët shqiptarë në Serbi, me qëllimin që numri zyrtar i tyre të jetë sa më i vogël.
Më tej ajo tha se Beogradi nuk dëshiron ta hapë çështjen e reciprocitetit për shkak se “në Serbi ka më shumë pakica kombëtare sesa në Kosovë”.
Postimi i plotë i saj:
Në të njëjtën kohë, Beogradi nuk dëshiron të hapë çështjen e reciprocitetit, sepse në Serbi ka më shumë pakica kombëtare sesa në Kosovë. Do të thotë, nëse doni diçka për serbët diku tjetër, duhet të mendoni edhe për pakicat në vendin tuaj. Në spitalin e Vranjës, i cili mbulon Preshevën dhe Bujanocin, në rrethin e Pçinjit, nuk ka asnjë mjek shqiptar, ndërsa së paku 1/3 e pacientëve janë shqiptarë. Në Luginën e Preshevës, në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë po bëhet spastrim i ftohtë etnik i heshtur administrativ duke anuluar adresat e banorëve shqiptarë. Nëse policia ju troket në derë dhe nuk jeni aty, ju fshijnë nga regjistri. Ata duan të thonë se askush nuk jeton këtu. Në një farë mënyre, për t’u regjistruar atje si banor, duhet të jesh gjatë gjithë kohës në shtëpi. /InLajmi/




















