Profesori amerikan nga universiteti “Johns Hopkins”, Edward Joseph, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vepruar në mënyrë të pamatur gjatë ngjarjeve në veri të Kosovës.
“Është e qartë se Kurti ishte i pamatur në lëvizjet e tij operative në veri, sfidues kur ishte në pyetje bashkësia ndërkombëtare dhe provokues kur bëhej fjalë për bashkëqytetarët e tij, serbët e Kosovës. Jo vetëm arrestimet, por edhe trajtimi i serbëve të arrestuar meritojnë hetim”, tha Joseph, në një intervistë për Demostat.rs
Sipas tij është interesant fakti se Kurti nuk kritikohet nga opozita në Kosovë vetëm për shkak të marrëdhënieve me SHBA-në dhe BE-në, transmeton TV Dukagjini
“Opozita dhe një pjesë e madhe e mediave dhe shoqërisë civile janë të inatosur me Kurtin, jo vetëm për shkak të ndarjeve të brendshme, por edhe për ashpërsinë e tij ndaj serbëve të Kosovës dhe pozitës së tij në veri”, theksoi ai.