Ka agravuar situata e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë. Prej disa orësh ky landfill është përfshirë nga flakët. Tashmë zjarri ka marrë përmasa më të mëdha.
Tymi i mbetjeve ka mbuluar qytetin bregdetar. Banorët e zonës ankohen se asnjë masë nuk po merret për fikjen e flakëve që po përhapen me shpejtësi.
Ata bëjnë apel që autoritetet të marrin për shuarjen e zjarrit në landfill, shkruan A2CNN
Forca të shumta zjarrëfikse, por dhe punonjës të bashkisë janë duke punuar për të izoluar flakët, por era që fryn ka përkeqësuar situatën, duke bërë që zjarri të afrohet tek banesat dhe t’i rrezikojë ato.