Zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas publikimit të videos nga kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës që i ka bërë punimeve në autostradën e Gjilanit, Xhemaili tha se ky projekt i nisur gjatë qeverisë Haradinaj në mars të 2018, ishte bllokuar me ardhjen e Qeverisë Kurti, përcjell InLajmi.
Xhemaili tha se Kurti paska vizituar prapë punimet, duke e promovuar një projekt që përpos nuk është meritë e tij, e pati kundërshtuar fuqishëm që të mos realizohet.
Tutje zëdhënësi i AAK-së tha se kjo qeveri, mungesën e sukseseve në investime po mundohet ta kamuflojë përmes promovimit të projekteve të qeverive të kaluara. Ura e Saradranit është pasqyra më e mirë e kësaj qeverie, e pa aftë dhe pa vision.
Postimi i plotë i tij:
Autostrada e Gjilanit, projekt i nisur gjatë qeverisë Haradinaj në mars të 2018, ishte bllokuar me ardhjen e Qeverisë Kurti, tash e 3 vjet. Kurti paska vizituar prapë punimet, duke e promovuar një projekt që përpos nuk është meritë e tij, e pati kundërshtuar fuqishëm që të mos realizohet.
Kjo qeveri, mungesën e sukseseve në investime po mundohet ta kamuflojë përmes promovimit të projekteve të qeverive të kaluara. Ura e Saradranit është pasqyra më e mirë e kësaj qeverie, e pa aftë dhe pa vision/InLajmi/