Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, kujtoi se janë bërë 13 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit.
Tutje ai tha se se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet.
Kujtojmë se me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Vendimi ishte lexuar nga Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Owada.
Postimi i plotë i tij:
13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet. Vendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit.
Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euro-atlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet/InLajmi/