“Rreziku ekonomik është thjesht shumë i madh për një festival 100 për qind të financuar privatisht”, thonë organizatorët, duke pasur parasysh afatin e shkurtër.
“Të gjitha levat i kishim vënë vënë në lëvizje për organizimin e festivalit, pavarësisht njoftimit shumë afatshkurtër se festivali megjithatë do të lejohej nga qyteti. Këtë e kemi bërë sepse nuk donim të zhgënjenim komunitetin por rreziku ekonomik është thjesht shumë i madh për një festival 100 për qind të financuar privatisht”, thonë organizatorët.
Ata garantojnë se do t’u kthehen paratë atyre që kanë blerë biletat.
Qyteti u kishte dhënë organizatorëve 2 data të mundshme për festivalin, në shtator. Data e kërkuar nga organizatorët më 9/10. fillimisht nuk u miratua për shkak të dy festave të mëdha që mbahen pikërisht në atë fundjavë, shkruan srf.ch. Data e 2-të më 23/24 ishte tepër vonë për organizatorët. Një ambient i hapur në fillim të vjeshtës nuk është qëllimi i tyre, thuhet në komunikatën e tyre.
Me mbi 20.000 vizitorë, Festivali Alba është festivali më i madh i hapur për muzikën pop shqiptare në Evropë.
Festivali kishte pasur tashmë përvoja negative me autoritetet në vitet e mëparshme: në vitin 2021, presidentja e atëhershme e qeverisë së kantonit dhe ministrja e kulturës Jacqueline Fehr (PS) pati tërhequr lejen për festivalin disa ditë para fillimit. Arsyet e dhëna ishin situata e tensionuar e koronës në spitalet e Cyrihut dhe fakti që festivali i dedikohej një “komuniteti të prekur fort” për sa i përket numrit të rasteve me koronavirus.
Anulimi afatshkurtër shkaktoi kritika të gjera në atë kohë dhe i solli zonjës Fehr një qortim nga Komisioni Federal kundër racizmit, shkruan alb.info
Kundër sjelljes së tillë të qeveritarëve ka pasur edhe shumë kundërshtime nga partitë e këtushme dhe mediat. Në veçanti zvarritja e dhënies së lejes e cila u dha vetëm këtë të hënë, më 17 korrik ishte objekt kritikash në opinionin e këtushëm.