• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 13 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

3 objektet që Serbia po ndërton në veri të Kosovës, “pa leje”

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
22 July 2023
në Kosovë
0 0
0
3 objektet që Serbia po ndërton në veri të Kosovës, “pa leje”
0
SHPERNDARJE
152
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shiritat bardh e kuq, që nënkuptojnë ndalimin e punëve të mëtejshme ndërtimore, që nga 20 qershori janë vendosur te 3 ndërtesa në Mitrovicën e Veriut, një nga 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Punimet i ndërpreu Komuna e Mitrovicës së Veriut, e cila funksionon brenda sistemit të Kosovës, me arsyetimin se ato nuk kanë leje ndërtimi. Më 21 korrik, ka konfirmuar në terren se punimet nuk janë vazhduar, gjegjësisht se punëtorët me makineri janë tërhequr duke lënë pas vetëm material ndërtimor.

Vetëm përpara njërës prej këtyre 3 ndërtesave është një tabelë me informacione për investitorin dhe kontraktorin. Bëhet fjalë për ndërtimin e objektit të ri për Universitetin që punon sipas sistemit serb dhe për të cilin janë ndarë para nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kontraktor është një kompani që është në listën e zezë të SHBA-së “RAD 028”.

Në vendin e ndërtimit të ndërprerë, tani qëndrojnë muret e katër ndërtesave trekatëshe me tulla, ndërsa kati i 4 mbetet i hapur.

Për dy objektet e tjera, nuk dihet asgjë, kush qëndron pas tyre apo çfarë supozohet të jenë, sepse nuk ka asnjë shenjë.

Mirëpo, nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit, thonë se bëhet fjalë për banesa për raste sociale, si dhe një shkollë. Ata nuk specifikuan se kush po ndërton apo financon.

Në Mitrovicën e Veriut paralelisht funksionon edhe një komunë nën sistemin serb, e cila kryesisht realizon projekte të financuara nga Serbia. Deri në dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri të nëntorit të vitit të kaluar, në duart e Listës Serbe ishin edhe komunat nën sistemin e Kosovës.

Për shkak të bojkotit të zgjedhjeve në prill, në krye të katër komunave në veri të Kosovës me shumicë serbe Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok tashmë janë shqiptarët. Kjo ka qenë edhe arsyeja e tensioneve të reja në atë rajon, të cilat kanë vazhduar që nga fundi i majit.

Pse është i diskutueshëm ndërtimi?

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, më 20 korrik ka njoftuar se departamenti i inspektimit ka ndaluar ndërtimin e tri objekteve për shkak se nuk janë përmbushur “kriteret dhe normat ligjore”.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se “qytetarët duhet t’i mbrojnë investimet e tyre duke plotësuar kriteret e parashikuara nga ligjet në fuqi”.

“Në të kundërtën, Drejtoria për Çështje të Inspektimit do të veprojë në përputhje me ligjet në fuqi”, ka shkruar ai.

Nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Axhançiq, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë ka sqaruar se punimet ndërtimore në 3 objekte janë pezulluar për shkak se nuk kanë leje ndërtimi.

“Nuk dihet se kush i ndërton dhe as nga cili buxhet. Për këtë arsye është ndërprerë ndërtimi për të identifikuar kontraktuesin dhe investitorin në përputhje me ligjin”, ka thënë Axhançiq.

Çfarë thotë Lista Serbe?

Më 20 qershor, Lista Serbe ka njoftuar se “kryetari ilegal” ka marrë vendim për pezullimin e ndërtimit të banesave për familjet në nevojë dhe shkollës për fëmijët e kategorive të rrezikuara.

Ata nuk kanë specifikuar se kush i ndërton ato banesa dhe shkollën. Ata nuk iu përgjigjën kërkesës për sqarim të mëtejshëm të kësaj çështjeje.

Përgjigje nuk ka ardhur as nga komuna paralele serbe, e as nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Me mjetet e Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës për Kosovën, shpeshherë ndërtohen apo rinovohen objekte të ndryshme në zonat serbe. Megjithatë, REL-i nuk ishte në gjendje të gjente kontratën publike për ndërtimin e apartamenteve dhe një shkolle, të përmendur nga Lista Serbe.

Nga ana tjetër, kjo parti e lidh pezullimin e ndërtimeve me “provokimin” e autoriteteve kosovare, “përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës” dhe “persekutimin e serbëve”.

“Pyetja është nëse kjo është përgjigja e [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti, ndaj thirrjes së përfaqësuesve ndërkombëtarë për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, si dhe nëse vendimi për ndalimin e ndërtimit të shkollave dhe banesave për qytetarët në nevojë është në përputhje me thirrjet e ambasadorëve të QUINT-it se këta kryetarë komunash, të imponuar me 3 për qind të votave merrën me gjëra teknike dhe administrative”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Ndërtimi i universitetit vetëm me lejen e Serbisë?

Një nga objektet që është bllokuar për ndërtim të mëtejmë është objekti i Universitetit, i cili funksionon në Mitrovicën e Veriut sipas planit dhe programit të Republikës së Serbisë.

Në gusht të vitit 2021, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, vendosi gurthemelin për ndërtimin e Universitetit të ri, i cili, sipas projektit, pritet të shtrihet në 10,575 metra katrorë dhe të strehojë Fakultetin e Shkencave, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik dhe Rektoratin.

Në bazë të informatave nga tabela informuese e vendosur përballë këtij objekti, leja e ndërtimit për ndërtimin e këtij universiteti është lëshuar në vitin 2020 nga Autoriteti i Përkohshëm, i cili punon në sistemin serb.

Kontraktor është kompania “RAD 028” në pronësi të Radulle Steviqit, i cili është nën sanksionet amerikane që nga viti 2021 për shkak të dyshimit se është i lidhur me Zvonko Veselinoviqin (biznesmen nga veriu i Kosovës), i cili dyshohet se i përket rrjeteve korruptive të lidhura me krimin e organizuar transnacional.

Që atëherë, kjo kompani nuk ka marrë tenderë në Kosovë.

Nga gushti i vitit 2018 e deri në shtator të vitit 2021, kompania “RAD” ka fituar gjithsej 61 tenderë në vlerë prej 5.6 milionë eurosh. Këto projekte janë financuar nga buxheti i Qeverisë së Kosovës.

Por, edhe pas futjës në listën e zezë, kompania e Steviqit “RAD 028” vazhdon të realizojë projekte më të mëdha, kryesisht në Kosovë, të cilat financohen nga buxheti i Serbisë.

Një hulumtim i mëparshme tregoi se kompania e Steviqit kishte lidhur marrëveshje në vlerë të paktën 8.5 milionë euro me institucionet paralele serbe në Kosovë në periudhën 2016-2019.

Në vitin 2020, e njëjta kompani është paguar të paktën 13.3 milionë euro nga buxheti i Serbisë.

Puna e kompanisë “RAD 028” nuk ka të ndalur as dy muajt e fundit, ndonëse komunat paralele serbe në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë “bllokuar” nga ofrimi i shërbimeve për qytetarët. Këto tri komuna deri më tani kanë qenë në të njëjtin objekt me ato që punojnë në sistemin e Kosovës dhe me ardhjen e kryetarëve shqiptarë në pushtet nuk kanë qasje në zyra.

Tags: Ndërtime pa lejeObjekteSerbia
Postimi i mëparshëm

Psikiatria Forenzike përballet me mungesë hapsirash, drejtori Dibrani: Sfidë kemi edhe mungesën e stafit

Postimi tjetër

Kosova U16 shënon fitoren e 2-të në Kampionatin Evropian, Divizioni C

Të ngjajshme Postime

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve
Kosovë

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë
Kosovë

Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

12 November 2025
Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për tentim vrasjen në Istog
Kosovë

Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për tentim vrasjen në Istog

12 November 2025
Durkee: S’kam parë prova që aktet e dhunës ishin drejtuar nga UÇK-ja gjatë 1999-ës
Kosovë

Durkee: S’kam parë prova që aktet e dhunës ishin drejtuar nga UÇK-ja gjatë 1999-ës

12 November 2025
Rezultatet përfundimtare në Mitrovicën e Jugut pas verifikimit të plotë të votave
Kosovë

Rezultatet përfundimtare në Mitrovicën e Jugut pas verifikimit të plotë të votave

12 November 2025
FSK flet për ushtarin që akuzohet për dhunim dhe ngacmim seksual në Britani: Është suspenduar, po presim procesin
Kosovë

FSK flet për ushtarin që akuzohet për dhunim dhe ngacmim seksual në Britani: Është suspenduar, po presim procesin

12 November 2025
Postimi tjetër
Kosova U16 shënon fitoren e 2-të në Kampionatin Evropian, Divizioni C

Kosova U16 shënon fitoren e 2-të në Kampionatin Evropian, Divizioni C

Lajmet e fundit

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

12 November 2025
“E pabazuar”- PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK’së që e fotografoi ministri në detyrë

“E pabazuar”- PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK’së që e fotografoi ministri në detyrë

12 November 2025
Çfarë po zihet? Bëhen bashkë aktorë të serialit ikonik “Kafeneja Jonë”

Çfarë po zihet? Bëhen bashkë aktorë të serialit ikonik “Kafeneja Jonë”

12 November 2025
Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore

Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore

12 November 2025
“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën

“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën

12 November 2025
Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

12 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu