Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka falënderuar 26 këshilltarët e kuvendit komunal në Prishtinë për zgjedhjen e Pellumb Bajqinovcit, asamblistit të LDK-së, si kryesues të ri të kuvendit komunal, përcjell InLajmi
Sipas Abdixhikut, përveç se profesionist e përafrues, Bajqinovci është veprimtar e bashkëpunëtor i madh.
Rikujtojmë se Bajqinovci u zgjodh kryetar i kuvendit komunal në Prishtinë, pas shkarkimit të ish-kryetarit, Fehmi Kupina.
Postimi i plotë i tij:
Pellumb Bajqinovci, asambleist i LDK-së, është zgjedhur sot Kryesues i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Për këtë falënderoj të 26 këshilltarët komunal që Kryeqytetit po i japin përfaqësimin e denjë.
Përveç se profesionist, përafrues e me plot interes për qytetin e tij e tonin, Pëllumbi është dhe veprimtar e bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm në familjen tonë politike. E prita sot me plot kënaqësi.
Dhe pikërisht me kuadro të tilla, ‘Rruga e re’ e Lidhjes do të bëjë të ardhmen e Republikës. Larg pazareve e interesave të ngushta, larg polarizimeve, larg ngecjes. /InLajmi/