Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, raporton InLajmi.
Përmes një deklarim për medie, ai tha se në këtë kërkesë janë trajtuar 3 çështje që janë të rëndësishme.
“Këshilli ekonomik social i cili asnjëherë nuk është konsultuar, diskrimimini i palëve të cenueshme dhe Lidhjet me veteranët e UÇK-së, rast ky që është eklatant dhe që lidhjet me vlerat që kjo kategori përfaqëson”. tha Tahiri.
Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Ligjin për Pagën Minimale, ku 60 deputetë votuan pro, një abstenim dhe asnjë votë kundër.
Me anë të këtij ligji parashihet që paga minimale të bëhet 250 euro neto, kjo nuk është pritur aspak mirë nga opozita.