Palombarët kanë nxjerrë nga Liqeni i Banjës në Gramsh trupat e pajetë të babait, 2 djemve të tij dhe kushëririt të tyre, të cilët u mbytën pasditen e së premtes.
Viktimat janë Arben Zogu 46 vjeç, 2 djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu, si dhe kushëriri i tyre Melsi Zogu 20-vjeç.
Ata kishin shkuar këtë të premte për t’u larë në liqenin e Banjës, por fatkeqësisht u mbytën në të, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.
Pas marrjes së informacionit, policia shkoi në vendin e ngjarjes, në të cilin u gjetën fillimisht 2 motoçikleta, 3 celularë dhe rrobat e trupit, shkruan A2CNN
Në vendngjarje shkuan edhe palombarët, të cilët pas disa orësh bënë të mundur gjetën të pajetë 4 personat.